Skënderbeu, zbulohen lojtarët në provë që nuk bindën trajnerin Daja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 12:24

Skënderbeu, zbulohen lojtarët në provë që nuk bindën trajnerin Daja

Sulmuesi i talentuar shkodran, Belajdi Pusi, del në stërvitje me Skënderbeun. Gazeta zbuloi dje në drekë përmes faqes zyrtare në internet (panoramasport.al), se 19-vjeçari pritet të firmosë për korçarët.BELAJDI PUSII

Pas largimit nga Vllaznia si lojtar i lirë, qendërsulmuesi nisi bisedimet me bardhekuqtë dhe menjëherë doli në stërvitje. Megjithatë, ende nuk mund të flitet për firmë, pasi fillimisht do të shikohet edhe gjendja e lojtarit.

Daja mësohet se do ta shikojë sulmuesin në kushte loje, për të vendosur më pas klubi për kontratën. Skenderbeu5

Ndërkohë, “Panorama Sport” mëson se tre lojtarët që ishin në provë, pikërisht mbrojtësi i majtë, Igli Doko, qendërmbrojtësi Arianit Ajeti dhe mesfushori Donald Bogdani, nuk do të jenë pjesë e Skënderbeut. Me sa duket, Daja ka pritur futbollistë të një niveli tjetër në këto pozicione.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"