Skënderbeu vazhdon përgatitjet anti-Flamurtari, Shehit i dëmtohet mbrojtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2018 | 19:55

Skënderbeu vazhdon përgatitjet anti-Flamurtari, Shehit i dëmtohet mbrojtësi

Ekipi i Skënderbeut, zhvilloi pasditen e sotme, seancën stërvitore në kuadër të përgatitjeve për super sfidën ndaj Flamurtarit, ditën e hënë. Trajneri Shehi, ka marrë edhe një lajm të keq në vigjilje të kësaj sfide me kaq rëndësi.

skenderbeu

Përveç mungesës së Abazit, i cili u ndëshkua me të kuq në takimin e fundit ndaj Laçit, stërvitjen e ka lënë përgjysmë edhe mbrojtësi Kristi Vangjeli, si pasojë e një shqetësimi në kofshë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"