Skënderbeu u dënua që në maj, më 1 qershor ishte Apeli!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2016 | 13:40

Skënderbeu u dënua që në maj, më 1 qershor ishte Apeli!

Klubi Skënderbeut është dënuar nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s që në muajin maj, edhe pse ndërkombëtarët nuk e kanë bërë publik një vendim të tillë. Një e-mail i komunikimit me UEFA-n, i publikuar nga TVSH, ka zbuluar se takimi i datës 1 qershor nuk ishte para panelit të Komisionit të Disiplinës, por para atij të Apelit në UEFA.

UEFA

“Trupa e Apelit vendosi në takimin e vet të datës 1 qershor 2016 që Skënderbeu nuk mund të luajë në Ligën e Kampioneve për sezonin 2016/2017”, shkruhet në këtë shpjegim.

Kjo hedh edhe më shumë dyshime, si mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi FSHF-në që kanë heshtur prej javësh, duke mos bërë publik dënimin e shkallës së parë të disiplinës sportive të UEFA-s.

Ky dënim do të thotë që Skënderbeu do të paraqitet direkt në KAS për të kthyer vendimin, pa pasur nevojë të dalë më para komisioneve disiplinore në UEFA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"