Skënderbeu-Tirana/ Pikante dhe statistika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2016 | 12:40

Skënderbeu-Tirana/ Pikante dhe statistika

tirana- skenderbeuNdeshje në total: 138
Fitore, Tirana: 64
Fitore, Skënderbeu: 33
Barazime: 41
Golavarazhi: 209-122
Renditja aktuale: 5-1
Pikët aktuale: 48-66
Fitorja e fundit e Tiranës:
13 dhjetor 2014, 0-2
Fitorja e fundit e Skënderbeut:
22 shkurt 2016, 1-0

– 0-15 dhe 75-90 janë minutat më të mira për Tiranën, kur kanë qenë më rezultativë. Bardheblutë kanë shënuar 16 gola në këtë hark kohor.

– 45-60 janë minutat më të dobëta të Tiranës. Në këtë sezon, në këtë hark kohor, bardheblutë e kanë gjetur vetëm 2 herë rrjetën.

– 75-90 janë minutat më rezultative për Skënderbeun. Në 30 javë kampionat, në këtë hark kohor kanë shënuar 17 gola. Por jo vetëm, pasi edhe nga minuta 60-75 kanë qenë konkretë para porte, duke shënuar 12 herë.

– 30-45 janë minutat kur korçarët vuajnë më së shumti, pasi në thuajse të gjitha ndeshjet nuk kanë mundur të jenë konkretë në këtë hark kohor në fushën e lojës, teksa kanë shënuar vetëm 3 gola.

– 36 ndeshje kanë zhvilluar këto dy skuadra në harkun kohor 1998- 2016, me një bilanc që flet për Tiranën: 17 fitore, 6 barazime dhe 13 fitore për Skënderbeun. Golavarazhi: 46-34 për bardheblutë. “Ish”-ët: Dorian Kërçiku, Gjergji Muzaka, Gilman Lika, Erjon Vucaj, Ivan Gvozdenoviç/ Tefik Osmani, Sabjen Lilaj, Hamdi Salihi, Arbër Abilaliaj, Sebino Plaku, Mirel Josa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"