Skënderbeu tërbohet për Jashanicën: U refuzua kërkesa për falje sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 12:31

Skënderbeu tërbohet për Jashanicën: U refuzua kërkesa për falje sepse…

Klubi i Skënderbeut ka reaguar ditën e sotme në lidhje me çështjen “Jashanica” në kampin korçar.

jashanica-pantazi-470x313

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, klubi sqaron çështjen e mbrojtësit pas lajmit të botuar ditën e sotme në “Panorama Sport”. Skënderbeu sqaron se edhe prej ankimit në Apelin e UEFA-s, apo në CAS, nuk ka arritur të ulë dënimin për Jashanicën.

Ndërkohë, bën me dije se kërkesa për pezullimin e dënimit ëshhtë pa pagesë, dhe kur sportisti ka kryer 3/4 e dënimit. Ndërkohë, korçarët deklarojnë se kanë depozituar një kërkesë pranë WADA(Agjencisë anti-doping), si edhe në UEFA, por kjo kërkesë është refuzuar, me argumentin ligjor se  Jashanica nuk ka të drejtë të kërkojë këtë lëshim, në përputhje me Kodin e Anti-Dopingut të WADA-s dhe Rregulloren e Anti-Dopingut të UEFA-s.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit të Skënderbeut sulmojnë edhe gazetën “Panorama Sport”, vetëm sepse sot janë shkruar disa të vërteta për çështjen në fjalë.

DEKLARATË PËR SHTYP

Klubi i Futbollit Skënderbeu bën me dijeni opinionin publik dhe mediat vendase se artikulli i publikuar ditën e sotme, datë 07.11.2019, në Gazetën “Panorama Sport”, në lidhje me dënimin disiplinor të Lojtarit tonë, Bajram Jashanica, është tërësisht spekulativ, i gënjeshtërt, shpifës dhe përtej çdo standardi lidhur me profesionin e gazetarisë.

Siç dihet, Z. Jashanica është dënuar disiplinarisht nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s më datë 22.02.2018. Gjatë të gjithë procesit dhe deri në ditën e sotme, klubi ynë ka asistuar lojtarin në fjalë në të gjitha procedurat disiplinore, qofshin këto ankimi pranë Komisionit të Apelit të UEFA-s apo në CAS. Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së mirë për të minimizuar kohëzgjatjen e pezullimit për Z. Jashanica, nuk kemi mundur të arrijmë një rezultat të ndryshëm nga ai egzistues.

Sa i përket pezullimit të sanksionit, situata është tërësisht ndryshe nga sa është raportuar nga “Panorama Sport”. Së pari, një kërkesë për pezullim të sanksionit disiplinor bëhet për kushte tërësisht specifike, është pa pagesë dhe mbi të gjitha, vetëm pasi një sportist ka vuajtur të paktën 3/4 e dënimit dhe jo 2/3 siç është pretenduar. Së dyti dhe më e rëndësishmja, më datë 09.10.2019, Z. Jashanica ka depozituar kërkesë pranë UEFA-s dhe WADA-s për pezullimin e periudhës së mbetur të dënimit, kërkesë e përgatitur nga ana e klubit. Fatkeqësisht, më datë 11.10.2019, WADA dhe UEFA kanë refuzuar kërkesën e paraqitur, me argumentin ligjor se Z. Jashanica nuk ka të drejtë të kërkojë këtë lëshim, në përputhje me Kodin e Anti-Dopingut të WADA-s dhe Rregulloren e Anti-Dopingut të UEFA-s.

Për Klubin e Futbollit Skënderbeu shpifjet e kryera nga “Panorama Sport” nuk janë as risi dhe as të rastësishme. Është e qartë për ne që këto kanale mediatike kanë punuar dhe punojnë pareshtur në dëm të interesave tona, pavarësisht fakteve dhe të vërtetës. Ftojmë këta pseudo-gazetarë të ushtrojnë profesionin e tyre duke verifikuar e raportuar të vërtetën dhe jo duke e krijuar atë.

Me Respekt,
KF Skënderbeu

 

gaa

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"