Skënderbeu synon shifrën 3,3 milionë euro, lojtarët … premion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 0:09

Skënderbeu synon shifrën 3,3 milionë euro, lojtarët … premion

Skënderbeu kërkon të ripërsërisë suksesin e verës së 2015-ës, kur u kualifikuan në grupet e Ligës së Europës. Suksesi i jashtëzakonshëm i korçarëve kulmoi asokohe me një fitore historike në shifrat 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës.

Skenderbue

Tashmë, kur kanë kaluar dy vite, kanë shansin që të kalojnë sërish këtë raund. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë klubi do të përfitonte direkt shifrën e çmendur: 2.6 milionë euro nga UEFA. Kësaj shume do t’u bashkoheshin edhe 675 mijë eurot për kalimin e tre tureve, që do të thotë në total rreth 3.3 milionë euro. Rregullorja e UEFA-s është e tillë që skuadrat, të cilat futen në grupe të Ligës së Europës, nuk do ta përfitojnë shumën prej 245 mijë eurosh për fazën “play-off”.

Por edhe lojtarët kanë pretendimet e veta në këtë drejtim. Nëse skuadra ia del me sukses, atëherë edhe ata do të kenë mundësi që të “ngrohin” edhe xhepat. Zyrtarisht në klub kanë konfirmuar se do të akordohen 200 mijë euro, në rast se korçarët arrijnë që të eliminojnë Dinamon e Zagrebit.

Skenderbeu vs Sporting

Bardhekuqtë, veç historisë, do të kenë mundësinë që të përfitojnë edhe një shumë realisht të majme. E, megjithatë, vendimi do të merret vetëm më 24 gusht, kur të luhet ndeshja e dytë për fazën e “play off”-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"