Skënderbeu “shterpë” në miqësore, Daja aktivizon 5 të rinj. Korçarët pa gola ndaj Strugës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 18:03

Skënderbeu “shterpë” në miqësore, Daja aktivizon 5 të rinj. Korçarët pa gola ndaj Strugës

Skënderbeu shfrytëzoi pauzën e kampionatit për të zhvilluar një miqësore këtë të shtunë, përballë ekipit të Strugës.

skenderbeu struga

Takimi i zhvilluar në Korçë këtë pasdite, u mbyll në një barazim pa gola. Ndeshja ishte thuajse e barabartë, me korçarët që gjithsesi patën më shumë iniciativë në fazën sulmuese. Nazmi Gripshi dhe Uerdi Mara iu afruan disa herë golit për bardhekuqtë, por pa rezultat.

Në këtë ndeshje, vlen të theksohet edhe fakti se trajneri Daja aktivizoi plot pesë lojtarë nga ekipi i të rinjve të Skënderbeut, në fraksionin e dytë të lojës, duke provuar gjendjen e tyre. Në sy ra edhe fakti se në këtë takim, një nga asistentet ishte femër, duke i besuar një ndeshje miqësore edhe tek meshkujt.

Formacioni i Skënderbeut: Dajsinani, M. Nuri (Bregu 75’), Meksi (Seida 58’), Pollozhani (Ajeti 55’), Xhemajli, R. Nuri (Qeleshi’), Essien, Ndecky (Vangjeli 34’), Mara, Gripshi (Pecani 58’), Oto John (Beçka 70’).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"