Skënderbeu “shfryn” ndaj Besëlidhjes, flet Daja: Më bindi loja e ekipit, për seleksionimet do të vendos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 11:27

Skënderbeu “shfryn” ndaj Besëlidhjes, flet Daja: Më bindi loja e ekipit, për seleksionimet do të vendos…

E dyta miqësore e ka lënë të kënaqur Ilir Dajën. Trajneri i Skënderbeut thekson se skuadra reagoi mirë, edhe pse këto teste shfrytëzohen për të dhënë ngarkesa dhe krijuar një ide më të qartë për organikën e pjesës së dytë të sezonit.skenderbeu

“Më gëzoi fitorja, por më shumë loja. Them loja, pasi të gjitha miqësoret i zhvillojmë në funksion të vëzhgimit të secilit lojtar të afruar së fundmi. Disa prej tyre kanë treguar vlera, por na duhet më shumë sesa 1 ndeshje që të vendosim si staf se çfarë do të bëjmë.

Do të vijojmë edhe javës tjetër t’i shohim dhe pastaj do të përcaktojmë 22 lojtarët bazë të Skënderbeut. Do të ketë sigurisht largime, po nga këta futbollistë që janë në seleksionim”, përfundoi tekniku 53-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"