Skënderbeu sfidon Bylisin, Memelli largon presionin: Nuk luajmë finale në Ballsh, gjithçka mund të ndodhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 9:52

Skënderbeu sfidon Bylisin, Memelli largon presionin: Nuk luajmë finale në Ballsh, gjithçka mund të ndodhë

Paraqitjet e fundit duket se kanë lënë shije të mirë tek Migen Memelli në lidhje me cilësitë dhe forcën që ka ekipi i tij. Një gjë të tillë trajneri bardhekuq nuk nguroi ta thotë pas ndeshjes me Vllazninë. Pikërisht pas asaj pike të fituar, por ai përsërit edhe në prag të sfidës kundër Bylisit se kampionati nuk vendoset këto dy javë.

mEMELLI

“Jo vetëm ndeshja ndaj Vllaznisë, por edhe pjesa e dytë ndaj Teutës për mendimin tim kanë qenë paraqitje të mira. Ekipi ka treguar dëshirë dhe grintë në fushën e lojës për ta bërë mirë dhe për të marrë një rezultat pozitiv, gjë të cilën unë e shoh tepër të rëndësishme. Prandaj le të na shërbejë kjo paraqitje si pikënisje e asaj që duhet të bëjmë në këtë sezon”,është shprehur në fillim Memelli për “Panorama Sport”.

BYLISI – Edhe pse është një ndeshje përballë një kundërshtari direkt, për Migen Memellin ky takim për Skënderbeun nuk është një finale, dhe aq më pak përcaktues. Trajneri pogradecar ka dashur ta heqë presionin nga të tijtë kur ka thënë se është thjesht një takim si gjithë të tjerët. Por, më tej për të mbajtur përqendrimin ka kërkuar me çdo kusht fitoren dhe këtë ndeshje, pavarësisht se specifika nuk është e ngjashme me atë të fazës së parë. “Ndeshja kundër Bylisit është takimi ynë i radhës dhe si i tillë, duhet të bëjmë maksimumin. Pavarësisht kushteve ku ndodhen të dy ekipet nuk mund të themi se do të jetë një finale përcaktuese për sezonin.

MEMELLI

Këtë e them, pasi ka ende javë përpara dhe mbas kësaj ndeshjeje mund të ndodhin shumë gjëra. Ne duhet ta marrim me seriozitet dhe përqendrim maksimal. Të bëjmë më të mirën në fushë dhe të mundohemi të jemi sa më të saktë në lojë me qëllim që të marrim fitoren. Kjo ndeshje nuk ka të njëjtën specifik ë si ajo e fazës së parë të fituar nga Skënderbeu, por do të jenë krejt të kundërta, prandaj duhet ta mbyllim me sukses. Për fat të mirë kemi një ekip të plotë në dispozicion dhe do të mundohemi të bëjmë zgjedhjet e duhura për të hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm”, mbylli Memelli.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"