Skënderbeu rotacion ndaj Teutës, Vila në balotazh me Soue

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 18:12

Skënderbeu rotacion ndaj Teutës, Vila në balotazh me Soue

Skënderbeu do të luajë nesër takimin e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ku do të presë në Korçë, Teutën e Gentian Begesë. Të favorizuar nga triumfi 0-2 në sfidën e parë, trajneri Daja, pritet të aktivizojnë në këtë sfidë disa lojtarë të rinj të cilët nuk kanë pasur shumë hapësira gjatë kampionatit.

Skenderbeu stervitje

Në seancën e fundit stërvitore në Korçë, Jashanica është stërvitur veçmas grupit për shkak të një gjendjeje gripale dhe mbrojtësi mund të kursehet. Nga minuta e parë pritet ta nisë takimin mbrojtësi nga Presheva, Fidan Aliti, i cili do të pozicionohet në qendër të mbrojtjes së bashku me kroatin Radas.

Ndryshime pritet të ketë edhe në repartin e mesfushës, ku Tefik Osmani do të mungojë për arsye familjare, ndërsa vendin e tij, pritet ta zërë durrsaku Bruno Dita. Trajneri Daja mund të ofrojë risi të mëdha edhe në repartin e sulmit, ku mesfushori Emiljano Vila është duke u projektuar si 9-fals dhe është në balotazh me sulmuesin nga Gabia, Ali Soue.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"