Skënderbeu pret brazilianin Riter, Memelli e do në fushë vetëm në 100%

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 23:13

Skënderbeu pret brazilianin Riter, Memelli e do në fushë vetëm në 100%

Mesfushori brazilian, Bruno Riter, iu bashkua Skënderbeut në fundin e merkatos. Afrimi i tij ka shtuar cilësinë në skuadër, por trajneri Migen Memelli duhet të presë edhe pak për ta pasur 100% në dispozicion lojtarin.

bruno riter

Riter nuk është ende në formën e duhur për t’u grumbulluar në ndeshjet e kampionatit. Gjithsesi, ai tashmë po ambientohet me skuadrën dhe qytetin. Mesfushori i qendrës shihet si një futbollist që mund të bëjë diferencën në pozicionin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"