Skënderbeu-Partizani, ja pikantet dhe statistikat e supersfidës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2019 | 14:29

Skënderbeu-Partizani, ja pikantet dhe statistikat e supersfidës

Ndeshje në total: 119

Fitore, Skënderbeu: 25

Barazime: 29

Fitore, Partizani: 65

Golavarazhi: 81-202

Renditja aktuale: 4-1

Pikët aktuale: 30-37

Fitorja e fundit e Skënderbeut: 29 tetor 2018, 0-2

Barazimi i fundit: 27 maj 2017, 2-2

Fitorja e fundit e Partizanit: 2 prill 2017, 1-0

skenderbeu-partizani

– 75-90 janë minutat më rezultative për Skënderbeun, pasi 40% të golave i ka shënuar në këtë interval kohor të ndeshjeve. Konkretisht e kanë gjetur 8 herë rrjetën.

-Ndërsa, në 15 minutat e para të pjesës së dytë, korçarët nuk kanë shënuar asnjë gol në 9 ndeshje.

– 15-30 janë minutat më rezultative për Partizanin, pasi 31.6% të golave i ka shënuar në këtë interval kohor të ndeshjeve, konkretisht ka shënuar 6 herë.

– Starti i çdo ndeshjeje nuk është më perfekti për “demat”, pasi në 18 javë të luajtura deri më tani kanë shënuar vetëm 1 gol.

safe_image

– Dejvi Bregu dhe Gjergj Muzaka janë golashënuesit më të mirë të Skënderbeut, me 7 dhe 4 gola. Në kampin tjetër dallohen Jasir Asani dhe Bruno Telushi me 4 gola secili në 18 javë të zhvilluara.

– Plot një dekadë është dashur që Skënderbeu, pasi kishte kaluar 20 ndeshje radhazi (në vitet 1947-1957), të mbërrinte te fitorja e parë ndaj Partizanit, skuadër që në vitet e para ka qenë tepër “e frikshme” përballë çdo kundërshtari.

safe_image (1)

– Ndër fitoret më të spikatura janë ato me përfundime të thella në favor të të kuqve. Konkretisht, 7-0 në 1948, 6-1 në 1949, një vit më pas 8-1, rezultat ky i arritur në Korçë.

Më pas ka fituar Partizani po 5-0 në Korçë në 1952, 6-1 në 1953, ndërsa në 1954 dy herë nga 5-0, si në Korçë ashtu dhe në Tiranë, ku ka edhe një tjetër 5-0 më 24.05.1956.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"