Skënderbeu pa pesë titullarë, Muzaka bëhet… mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 9:22

Skënderbeu pa pesë titullarë, Muzaka bëhet… mbrojtës

Sikur të mos mjaftonin mungesa e kapitenit Orges Shehi, mbrojtësit Bajram Jashanica dhe mesfushorit Sabjen Lilaj, të tre të dëmtuar, Skënderbeu mori një goditje tjetër në prag të takimit të parë të vlefshëm për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ndaj Flamurtarit.

Skenderbeu-Flamurtari

Dy titullarët e tjerë të mbrojtjes, Kristi Vangjeli dhe Marko Radas, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme. Gjithçka u konfirmua në seancën e djeshme stërvitore. Nëse deri dje kishte dyshime edhe për Tefik Osmanin, për fat të mirë ky i fundit ia ka dalë të riaftësohej në kohë dhe do të luajë nga minuta e parë.

skenderbeu-flamurtari-shehi-bushic-ardian-beqiri-470x313

Ndërsa Vangjeli, për shkak të problemit në shpinës që kishte gjatë ditëve të fundit, nuk mundi të rikuperohej në kohë. Nga ana tjetër, kroati ka një problem muskulor dhe e ka të pamundur që të jetë në fushë. Në seancën e fundit, Radas dhe Vangjeli nuk janë stërvitur fare.

Duke shtuar këtu edhe mungesën e Shehit, Lilajt dhe Jashanicës, praktikisht Skënderbeu nuk do të ketë gjysmën e skuadrës ndaj Flamurtarit. Kjo i ka shtuar hallet e trajnerit Ilir Daja, i cili tashmë është i detyruar të improvizojë në repartin e prapavijës, por edhe në mesfushë.

TITULLARËT

Risia në formacionin kundër vlonjatëve do të jetë aktivizimi në krahun e djathtë të mbrojtjes i mesfushorit Gjergji Muzaka. Sipas asaj që ka provuar në seancën e së martës, Daja pritet t’i besojë Emiljano Vilës dhe Bakari Nimagës një vend titullari, ndërsa pjesa tjetër rikonfirmohet ajo e ndeshjes së fundit në Shkodër.

sk

Skënderbeu do ta nisë me Teqjen në portë, që e ka ndeshjen e dytë radhazi që zëvendëson kapitenin Shehi. Në mbrojtje Muzaka dhe Mici do të jenë nga krahët, ndërsa në qendër rikthehet Osmani për të formuar dyshen me Fidan Alitin. Dita, Vila dhe Nimaga do të plotësojnë treshen e mesfushës, repart që thuajse ribëhet.

Ndërsa sulmi do të jetë i paprekshëm, pasi si zakonisht do të luajnë Xhejms dhe Gavazaj nga krahët, si dhe Soue në majë. Daja e ka grupin shumë të cunguar, aq sa edhe për stolin duhet sforco e madhe që të plotësohet me lojtarë. Emra si Sahiti, Krasniqi dhe Gripshi shihen si alternativa të para nga rezervat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"