Skënderbeu pa Muzakën, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Dajës ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 11:55

Skënderbeu pa Muzakën, ja si pritet të rreshtohet skuadra e Dajës ndaj Teutës

Skënderbeu do të ketë një mungesë të rëndësishme kundër Teutës, pikërisht atë të mesfushorit Gjergji Muzaka.Mara Muzaka

Trajneri Ilir Daja duhet të bëjë pa lojtarin më me eksperiencë dhe kapitenin e ekipit, por duket se numri një i pankinës e ka gati zgjidhjen.

Në portë takimin do ta nisë Koliçi, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Turtulli dhe Pollozhani në qendër. Nga krahët Daja do t’i besojë Meksit në të djathtë dhe Pëllumbit në të majtë.

Në mesin e fushës Muzaka do të jetë një mangësi e madhe për Skënderbeun dhe në vendin e tij pritet që të luajë Daja nga minuta e parë me Taipin dhe Ditën, që do të kompletojnë këtë repart.

Në fazën sulmuese ekipi do të mbetet i pandryshuar me Gripshin dhe Bregun nga krahët, në mbështetje të Krasniqit në majë të sulmit. Skema është ajo e zakonshmja e praktikuar nga Daja, 4-3-3.FORMAA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"