Skënderbeu nxjerr biletat për Partizanin e Beogradit, sërish “terror” për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 21:37

Skënderbeu nxjerr biletat për Partizanin e Beogradit, sërish “terror” për tifozët

Skënderbeu ka nxjerrë në treg bileta për ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Partizanit të Beogradit, 2 javë përpara zhvillimit të sfidës.

Tifozet e Skenderbeu

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare klubi veç çmimeve të biletave që variojnë nga 500 lekë deri në 6000 mije lek, klubi ka bërë publike edhe masat e sigurisë për këtë ndeshje. Ndryshe nga sfidat e tjera, për tu futur në stadium përveç biletës të personalizuar, tifozët duhet të kenë me vetë edhe një mjet identifikues.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna G dhe C – 500 Lekë

Tribuna E, D dhe F – 700 Lekë

Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 Lekë

Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë

Tribuna B3 – 3000 Lekë

Tribuna VIP – 6000 Lekë

IMG_6798

PIKAT E SHITJES – Biletat mund ti blini prej ditës së nesërme tek pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit në Korçë. Në ditët në vijim do të ketë njoftojme dhe për pikat e shitjes dhe oraret në qytetet Elbasan dhe Tiranë.

TRANSFERTA – Për këtë transfertë klubi ka vendosur sërish transport falas për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në ‘Elbasan Arena’. Detajet e udhëtimit do publikohen në vijim.

ORGANIZIMI – Biletat për takimin e radhës për shkak të rëndësisë së veçantë që mbart takimi do të jenë të personalizuara dhe hyrja në stadium do të bëhet ne kartë identiteti. Tribunat D, E dhe F do të shiten vetëm në qytetin e Korçës. Klubi prej javësh në bashkëpunim me UEFA, policinë e shtetit dhe Security janë duke marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij takimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"