Skënderbeu nuk njeh pushim, sot tjetër miqësore me Maliqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 11:23

Skënderbeu nuk njeh pushim, sot tjetër miqësore me Maliqin

Me kërkesë të trajnerit Orges Shehi, klubi i Skënderbeut ka organizuar një tjetër miqësore. Në orën 17:00, vetëm një ditë pas ndeshjes zyrtare me Kastriotin, korçarët do të ndeshen me ekipin e Maliqit, në stadiumin “Skënderbeu”.

40047944_1846166308754415_3801275116155830272_n

Ndryshe nga ndeshja me Pogradecin, e cila u zhvillua për të testuar lojtarët në provë, këtë herë Shehi ka dashur të mbajë në ritëm lojtarët që nuk kanë pasur shumë minuta në këmbë në këto dy ndeshjet e para.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"