Skënderbeu nuk njeh pushim para Partizanit, Dajës i rikthehet mbrojtësi nga pezullimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 18:48

Skënderbeu nuk njeh pushim para Partizanit, Dajës i rikthehet mbrojtësi nga pezullimi

Skënderbeu ka filluar dje përgatitjet për ndeshjen e së premtes kundër Partizanit në Korçë. Pas fitores në Kamzë, bardhekuqtë nuk njohin pushime dhe janë duke përgatitur takimin e radhës që është tepër delikat dhe i vështirë.

skenderbeu-stervitje-2

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, Skënderbeu ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore dhe pritet që të vijojë në ditët e ardhshme me një program më specifik. Lajmi i madh për trajnerin Daja është ribashkimi me ekipin i Kristi Vangjelit, i cili ka shlyer pezullimin dhe do të jetë gati në këtë ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"