Skënderbeu nuk iu ndahet talenteve, 2 futbollistë i bashkohen korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 19:52

Skënderbeu nuk iu ndahet talenteve, 2 futbollistë i bashkohen korçarëve

Teksa është duke pritur Eskardinjën, i cili do të zgjidhë kontratën me klubin e tij. Skënderbeu ka zyrtarizuar 2 talentet. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Nasuf Ibrahimin dhe 20-vjeçarin Renato Ziko.

40226657_1846645158706530_941309316336451584_o

Ky i fundit vjen nga kampionati grek Çania, teksa u aktivizua nga trajneri Shehi në miqësoren ndaj Maliqit, ndërkohë që Ibrahimi ishte pjesë e skuadrës serbe Radnik Surdulica. Kujtojmë që kjo skuadër në të kaluarën është drejtuar nga Mlladen Milinkoviç.

renato-ziko

Klubi korçar është duke iu dhënë përparësi lojtarëve të rinj, të cilët janë në politikat e Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"