Skënderbeu nuk heq dorë nga talentet, një tjetër në “orbitë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 20:56

Skënderbeu nuk heq dorë nga talentet, një tjetër në “orbitë”

Skënderbeu nuk heq dorë nga talentet. Kjo strategji e bardhekuqve është e njohur, ndaj nuk kanë në plan që të heqin dorë prej lojtarëve që mund të gjenerojnë para. Lojtari i radhës që është “zbuluar” prej korçarëve, vjen nga Kosova dhe nga të dhënat pritet të jetë një afrim i rëndësishëm. Bëhet fjalë për mesfushorin e Flamurtarit të Prishtinës, Almir Ajzeraj.

Ajzeraj2

21-vjeçari pritet të transferohet në Korçë, duke qenë se palët kanë arritur parimisht edhe akordin. Lojtari është kontaktuar nga klubi dhe nuk është menduar dy herë, ndaj shumë shpejt do të vihet nën urdhrat e Shehit.

ajzeraj1

Mesfushori është pjesë e Shpresave të Kosovës dhe konsiderohet si një element premtues. Tashmë ka shansin e artë, që të tregojë veten në Korçë.

Ajzeraj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"