Skënderbeu, një fitore në 10 ndeshjet e fundit në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2016 | 16:45

Skënderbeu, një fitore në 10 ndeshjet e fundit në Vlorë

Skënderbeu luan fatet e sezonit në ndjekje të objektivit primar dhe të vetëm të bardhekuqve për të fituar titullin e radhës, i cili do të ishte i shtati në total për Korçën dhe një gjë të tillë e bën tanimë nga Vlora. xhejms skenderbeuNdeshja e fundit e kampionatit rastisi të luhet në Vlorë, pikërisht në një fushë mjaft e vështirë për Skënderbeun që është kthyer në një tabu më shumë se 30- vjeçare, e thyer vetëm në sezonin e kaluar kur korçarët fituan përballë Flamurtarit me golin e shënuar nga Aco Stojkov.

Nëse do t’u hedhim një sy statistikave të dhjetë takimeve të fundit mes dy ekipeve të luajtura në Vlorë, Skënderbeu koleksionon vetëm një fitore, pikërisht më 8 mars të vitit të kaluar.

Ja bilanci

23.12.15
Flamurtari-Skënderbeu 3:1
N. Lena 26′, Greca 58′, Telushi 82’/ Olainka 53′
08.03.15
Flamurtari-Skënderbeu 0:1
Stoikov 51′
17.10.14
Flamurtari-Skënderbeu 1:1
Abilaliaj 11’/ Vangjeli 31′
13.04.14
Flamurtari-Skënderbeu 1:0
Abilaliaj 60′
15.09.13
Flamurtari-Skënderbeu 2:1
Shehaj 18′, Begaj 89’/ Muzaka 40′
21.04.13
Flamurtari-Skënderbeu 1:0
Memelli 4′
22.04.12
Flamurtari-Skënderbeu 1:0
Pejiç 4′
16.05.11
Flamurtari-Skënderbeu 1:0
Begaj 42′
07.11.10
Flamurtari-Skënderbeu 4:0
D.Xhafaj5′, Sakaj 53 (p), Progni 65′, Bajevski 70′
13.12.09
Flamurtari-Skënderbeu 1:1
D.Mema 36′(P)/Guerib 77

Përgatiti: Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"