Skënderbeu nisi përmbysjen dhe në fund mori titullin, ja çfarë ndodhi në sezonin 2010-2011

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 15:46

Skënderbeu nisi përmbysjen dhe në fund mori titullin, ja çfarë ndodhi në sezonin 2010-2011

Në sezonin 2010-2011, Flamurtari duket se po ecte i sigurt drejt titullit kampion, por kampionati mori një rrjedhë të çuditshme dhe vlonjatët ua dorëzuan fronin korçarëve.

Skenderbeu

Pas javës së 21-të, kur Skënderbeu arriti të fitonte 1-0 falë golit të Bledi Shkëmbit, Flamurtari vazhdonte të udhëhiqte me 4 pikë diferencë. Por në fund ishte Skënderbeu në krye dhe, pavarësisht fitores që vlonjatët arritën në ndeshjen e fundit, nuk mundi të merrte titullin.

Renditja

Korçarët e mbyllën në vendin e parë me 73 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e dytë me 66. Vllaznia ishte e treta me 59 pikë. Ky kampionat u kontestua fort nga vlonjatët, të cilët mendojnë se e humbën titullin padrejtësisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"