Skënderbeu nis përgatitjet për Vllazninë, dilema e vetme për korçarët është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2019 | 16:11

Skënderbeu nis përgatitjet për Vllazninë, dilema e vetme për korçarët është…

Skënderbeu ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës dhe ajo që e mban ende të shqetësuar ekipin bardhekuq është gjendja e kapitenit Gjergji Muzaka.

gjergji muzaka

Mesfushori mungoi në dy ndeshjet e fundit pas dëmtimit të pësuar me Tiranën dhe tani është duke u rivlerësuar gjendja e tij fizike dhe sa do të mund të jetë i gatshëm për këtë takim të radhës.

Në kushte të tilla, korçarët do të provojnë të rikuperojnë Muzakën për sfidën e radhës, por vetëm dita e mërkurë do të tregojë nëse lojtari mund t’ia dalë apo jo të jetë në fushë përballë Vllaznisë në Shkodër.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"