Skënderbeu “ngec” në miqësoren ndaj Strugës, Meksi shënon për korçarët. Ja kur nisin përgatitjet për ndeshjen e parë të Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2021 | 9:25

Skënderbeu “ngec” në miqësoren ndaj Strugës, Meksi shënon për korçarët. Ja kur nisin përgatitjet për ndeshjen e parë të Superiores

Skënderbeu ka barazuar ditën e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj ekipit të Strugës në një miqësore e cila u zhvillua në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

SKENDERBEU 1

Golin e vetëm të takimit e realizoi Jorgo Meksi për klubin bardhekuq. Ky ishte testi miqësor i radhës për klubin korçar përpara fillimit të edicionit të ri të Kategorisë Superiore.

Sakaq, klubi i Skënderbeut me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka bërë me dije se nga nesër skuadra do të nisi përgatitjet për javën e parë të kampionatit ndaj Tiranës, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë në kryeqytet në orën 13:45.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"