Skënderbeu në lëvizje, korçarët duan edhe dy futbollistë për dy reparte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 10:01

Skënderbeu në lëvizje, korçarët duan edhe dy futbollistë për dy reparte

Skënderbeu nuk e ka mbyllur ende merkaton. Pas portierit Rexhepi, i ardhur në huazim nga Shkëndija e Tetovës, si dhe brazilianit Zhan Viktor, mesfushori që ka luajtur në Portugali duket se presidenti Takaj po mundohet të bëjë edhe dy goditje të fundit për t’i dhënë ekipit stofin e duhur për përballimin e këtij sezoni.
pjimage (2)
Burime pranë klubit bëjnë me dije se deri më 31 janar, kur mbyllet zyrtarisht merkatoja, korçarët do të mundohen të konkretizojnë edhe dy afrime të reja, pikërisht në mesfushë dhe sulm. Reparti ofensiv e ka të nevojshme përforcimin, ndaj afrimi i një sulmuesi mbetet prioritet. Vështirësia në finalizim ka bërë që klubi të ngrihet dhe të punojë për të gjetur një lojtar që do të rriste cilësinë dhe konkurrencën, me shpresën se edhe lojtarët aktualë do të zgjohen. Ndaj Kukësit mungon Randi Dumfur, pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"