Skënderbeu në kryeqytet për rokadën, dy lojtarë të rëndësishëm me probleme para Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 23:26

Skënderbeu në kryeqytet për rokadën, dy lojtarë të rëndësishëm me probleme para Partizanit

Skënderbeu nuk e njeh blofin ndaj të mëdhave. Faza e parë ka folur për korçarët, të cilët ia kanë dalë ndaj rivalëve që kanë pretendime këtë sezon. Kujtojmë që javën e parë të kampionatit likuiduan Partizanin (1-0), në të 4-ën Flamurtarin (0-2) dhe në të 7-ën Kukësin (1-0). Megjithatë, për të pretenduar titullin kërkohet jo vetëm vazhdimësi, por edhe shkëputje, ndaj shansin më të artë e kanë në startin e fazës së dytë. Java e 10-të i sjell në kryeqytet kampionët në fuqi të vendit, aty ku i pret Partizani kryesues. Mjafton një fitore për rokadën dhe diferenca nga -2 do të shkonte +1. Gjithsesi, edhe një pikë nuk do u bënte fort keq korçarëve që t’u afroheshin më shumë të kuqve.

Skenderbeu festa

Radas-Muzaka, me probleme – Marko Radas ka luajtur me probleme dje, gjë që u vu re mjaft edhe në fushën e lojës. Në momente të veçanta, kapiteni dukej që kishte diçka që nuk shkonte, sidomos gjatë vrapimit. Megjithatë shpresohet që kjo javë t’i vijë në ndihmë për supersfidën me Partizanin. Situatë jopremtuese duket ajo e Gjergj Muzakës, i cili la fushën që në të 26-ën minutë. Shenjat flasin për një tërheqje, gjithsesi vetëm rezonanca do të konfirmojë edhe gradën e dëmtimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"