Skënderbeu në kaos, lojtarët vijojnë pushimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 15:49

Skënderbeu në kaos, lojtarët vijojnë pushimet

Klubi i Skënderbeut, jo vetëm po kalon një periudhë ankthi sa i përket vendimit që pritet të vijë nga KAS, por është në një situatë mjaft të sikletshme për sa i përket fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Bardhekuqtë janë në një periudhë ku ka shumë dilema për të ardhmen dhe asnjë siguri.

Skenderbeu

Të gjitha çështjet kanë mbetur pezull dhe asgjë nuk është në favor të korçarëve. Vendimi i KAS do të ishte ai që presin të gjithë, por po vonon duke lënë pezull gjithçka. Lojtarët janë ende me pushime dhe askush nuk di një datë të caktuar se kur do të grumbullohet ekipi. Klubi në këtë rast ka njoftuar futbollistët që të vijojnë me pushimet, të cilat i morën menjëherë pas përfundimit të finales.

Ndërsa është lënë fiktiv data e kthimit për rifillimin e përgatitjeve. Edhe në këtë rast, burimet pranë klubit tregojnë se janë lajmëruar lojtarët se njoftimi për fillimin e përgatitjeve të bëhet në varësi të vendimit të KAS, pra gjithçka është në pritje. Skënderbeu nga ana e tij kishte vendosur që në rast se gjithçka shkonte mirë, përgatitjet të nisnin më 13 qershor në Durrës.

Skenderbeu2

Vetë futbollistët, por edhe stafi teknik janë me sy e veshë nga vendimi i KAS për pjesëmarrjen në Champions, në mënyrë që të caktojnë ditët e përgatitjeve. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe për sa i përket fazës përgatitore klubi është dukshëm me shumë vonesë.

NUK KA NJË AXHENDË

Edhe nëse KAS shprehet pro Skënderbeut, sërish bardhekuqtë janë në hall. Asnjë prenotim nuk është bërë deri më tani në lidhje me nisjen e fazës përgatitore. Nuk është përcaktuar se ku do të zhvillohet faza, resorti ku do të akomodohet ekipi, e aq më tepër nuk është përcaktuar asnjë ndeshje miqësore që korçarët kanë për të zhvilluar në këtë fazë të plotë përgatitjesh.

Skenderbeu55

Dukshëm këto vonesa ndikojnë negativisht tek ekipi dhe cilësia e përgatitjeve, duke sjellë që gjithçka në kampin korçar të ketë vetëm pasiguri dhe dilema për të ardhmen. Por, nuk është nisja e përgatitjeve dilema e vetme për klubin. Ajo që shqetëson kampin korçar është çështja e kontratave. Gjithçka është në ajër, pasi janë të shumtë ata futbollistë që duan të njohin të ardhmen e tyre për sa i përket vijimësisë.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"