Skënderbeu në hall, Eskerdinja rrezikon të “digjet” nga FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 12:44

Skënderbeu në hall, Eskerdinja rrezikon të “digjet” nga FIFA

Mesfushori brazilian, Françisko Eskerdinja, vijon të mbajë peng Skënderbeun. Nuk bëhet fjalë për faktin se lojtari po nguron të kthehet në Korçë, por për shkak të dokumentacionit që nuk ka mbërritur ende në zyrat e klubit korçar për t’u depozituar në FSHF.

eskerdinja skenderbeu

Kjo duket se po mban në ajër situatën në kampin bardhekuq, ndërsa tani e vetmja mundësi mbetet plotësimi i dokumentacionit dhe OKi nga FIFA për federim. Një mundësi e tillë qëndron e hapur për shkak të diferencës në kohë mes Brazilit dhe Shqipërisë, që i tejkalon tetë orët dhe bën që e gjithë situata të mbetet pezull. Me pak fjalë, korçarët janë duke pritur dokumentacionin e brazilianit, që për shkak të orarit të ndryshëm, por edhe problemeve në sistemin e regjistrimit në federatën braziliane, kanë sjellë vonesat që kanë reflektuar në këtë situatë.

KRONOLOGJIA – Skënderbeu ishte i vendosur që të zgjidhte mes Eskerdinjës dhe Ardit Krymit se kush do të ishte lojtari i ri nën urdhrat e Shehit. Në kushtet kur Eskerdinja e njihte mirë Skënderbeun dhe atmosferën në ekip, u preferua që të ishte ky lojtari i zgjedhur për forcimin e mesfushës. Bisedimet, pasi u mor edhe pëlqimi i lojtarit, nisën me klubin brazilian, por këtu lindi problemi i parë. Klubi nuk lejonte të largohej si lojtar i lirë, por në këmbim të blerjes së kartonit. Pas shumë tratativash u vendos që korçarët të shpenzonin diku rreth 30-50 mijë euro për të siguruar lejen e kalimit. Një vonesë e tillë bëri që gjithçka të komplikohej, aq sa tashmë mbetet për t’u parë nëse do të mund të federohet apo jo. Në të kundërt, Eskerdinja pritet të rikthehet në Brazil. Për këtë arsye, edhe bileta për lojtarin në fjalë dhe familjen e tij nuk është prerë ende, pasi pritet që gjithçka të jetë e mbyllur sa i përket regjistrimit.

skenderbeu

AFRIMET
– Në ditën e fundit të merkatos, te bardhekuqtë janë afruar vetëm dy futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për sulmuesin 20-vjeçar, Renato Ziko, që ishte pjesë e Platanias në kampionatin grek, si dhe Nasuf Ibrahimin, një 19- vjeçar që vjen pas eksperiencës së shkurtër me Radnik Surdulica në Superligën serbe. Si Ziko, ashtu edhe mesfushori nga Bujanovci kanë mbërritur në Korçë dhe kanë nisur stërvitjen. Llazi Saro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"