Skënderbeu, në garë me… Juven, korçarët për rekord kontinental

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2016 | 8:50

Skënderbeu, në garë me… Juven, korçarët për rekord kontinental

salihiiiiiiiiiiiiiiiiiJo vetëm ajo italiane, por edhe media europiane e botërore e pasqyroi arritjen e Juventusit, i cili fitoi titullin e pestë radhazi në Serinë A, një arritje historike kjo për futbollin italian, e përsëritur për të tretën herë nga bardhezinjtë, dy herë nga Torino dhe një herë nga Interi (me një titull në tavolinë, ai post-Calciopoli). Por ndërkohë ka shumë klube të tjera në Europë që kanë vendosur një “diktaturë” edhe më të gjerë, shumëvjeçare.

Pavarësisht festës dhe shifrave fantastike të “Zonjës së Vjetër”, pikërisht media italiane e ka zgjeruar “investigimin” e saj, duke zbehur disi arritjen bardhezi, sepse fundja, të paktën në kontinentin e vjetër, ka nga ato skuadra që kanë fituar më gjatë radhazi sesa ata.

Dhe, duke nisur pikërisht nga vendi fqinj (pasqyron goal.com), Shqipëria, me Skënderbeun, i cili jo vetëm fiton prej 5 kampionatesh radhazi, si Juventusi, por është në ndjekje të trofeut të gjashtë, duke qenë se kur kanë mbetur pesë javë nga fundi i Superligës, ata janë ende në kryesim dhe shumë pranë objektivit.

Me titullin e radhës, “Ujqërit e dëborës” mund të “tronditin” edhe gjigantë të tjerë, si Reali i Madridit për shembull, i cili ka bërë një “manita” titujsh në dy raste (i pari mes sezoneve 1960-1961 deri më 1964-1965 dhe i dyti mes viteve 1985-1990). Ndërsa Barcelona nuk ka arritur kurrë më shumë sesa 4 suksese radhazi.

Nëse mbetemi te Skënderbeu, për korçarët mjaftojnë edhe pesë titujt e fituar deri tani për t’i lënë pas, duke qenë se në Angli askush nuk ka vajtur më shpesh sesa tri herë radhazi (Liverpuli në vitet ’80 dhe Junajtid në dy raste, mes viteve 1998 dhe 2009), por edhe në Gjermani, Bajerni nuk i ka kaluar kurrë tre kampionatet radhazi, ndonëse sivjet do ta zgjerojë rekordin e tij në katër tituj.

Duke zbritur në nivelet e kampionateve, Porto, në Portugali ka arritur të bëjë një seri prej pesë fitoresh, ndërsa në Holandë, Ajaksi nuk ka shkuar më shumë sesa katër, prandaj Skënderbeu ka se me çfarë të mburret.

Rekorde “diktatoriale” – Gjithsesi, skuadra e Mirel Josës, nëse fiton edhe këtë kampionat të gjashtë, mund të ndjekë rekorde të disa klubeve që kanë fituar nofkën e “diktatorëve”, si rrjedhojë e sukseseve të tyre të shumta radhazi.

Pikësëpari ata mund të barazojnë grekët e Olimpiakosit, me 6 triumfe radhazi, përfshirë edhe këtë aktual (i përsëritur edhe në vitet ’30, ’50 e ’90); mund të barazojnë atë të serbëve të Partizanit të Beogradit; të rumunëve të Steauas së Bukureshtit; rusëve të Spartakut të Moskës e të tjerë. Ndërkohë, për t’u nënvizuar është se rekordmenët absolutë të kampionateve europiane janë letonezët e Skonto Rigas, me 14 tituj radhazi dhe norvegjezët e Rosenborgut me 13.p

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"