Skënderbeu nderon futbollin shqiptar, fitore dhe kualifikim ndaj milionerëve të Kairatit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 20:00

Skënderbeu nderon futbollin shqiptar, fitore dhe kualifikim ndaj milionerëve të Kairatit (VIDEO)

Skënderbeu është kualifikuar në turin e tretë eliminator të Ligës së Europës. Korçarët morën një fitore të madhe në Korçë në ndeshjen e kthimit të turit të dytë ndaj kazakëve të Kairat Almatit duke triumfuar me rezultatin 2-0.

skenderbeu kairat

Lilaj kaloi Skënderbeun në avantazh në minutën e 50, por rrezikoi çështjen e kualifikimit pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75-të.  Megjithatë çdo gjë u qetësua në minutën e 83-të kur Plaku shënoi golin e dytë. Në minutën e 85-të u barazuan forcat në fushë teksa edhe Arzo la Kairatin me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq për një gjest anti-sportiv ndaj Vangjelit.

panuci bulku

I pranishëm në stadiumin e Korçës ishte edhe trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, i cili e ndoqi ndeshjen nën shoqërinë e pjesëtarit shqiptar të stafit të tij, Ervin Bulku.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Përfundon ndeshja. Skënderbeu kualifikohet në turin e tretë të Ligës së Europës.

90+1′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Taku, në fushë Dita.

90′ Kuat ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

85′ Kairati mbetet gjithashtu me 10 lojtarë pasi Arzo ndëshkohet me karton të kuq për veprim anti-sportiv duke goditur Vangjelin.

skenderbeu1

83′ Skënderbeu dyfishon avantazhin. Një top i gjatë i pasuar për Plakun kontrollohet mjaft mirë nga sulmuesi i cili e udhëheq me siguri dhe godet me parabël në hyrje të zonës duke tundur rrjetën e Kairatit.

78′ Kairati kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Isael, në fushë Anene.

78′ Taku ekzekuton goditjen e këndit duke krosuar në zonë dhe Nimaga tenton portën me një roveshatë, por topi ndalet në traversë.

77′ Latifi futet në zonë nga e majta dhe bën një gjuajtje të rrezikshme e cila devijohet në goditje këndi nga portieri i Kairatit.

lilaj

75′ Lilaj lë Skënderbeun me 10 lojtarë. Merr kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuqin pas një ndërhyrjeje të gabuar.

71′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Osmani i dëmtuar, në fushë Muzaka.

69′ Kairati kryen zëvendësimin e parë. Largohet Akhmetov, në fushë Iliçeviç.

59′ Elek ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

skenderbeu

50′ GOOOOOL!!!! Skënderbeu kalon në avantazh. Lilaj i rrëmben topin mbrojtjes së Kairatit brenda zonës dhe pasi del përballë portierit, gjuan nga një pozicion jo i lehtë për të shënuar dhe gjen rrjetën.

46′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Xhejms i dëmtuar, në fushë Plaku.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kairati luan topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë.

38′ Kalojnë pa raste të rrezikshme këto minuta, por Kairati duket që po fiton terren në fushë ndaj Skënderbeut.

28′ Sabien Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

20′ Islamkhan tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë pa rrezikuar aspak portën e Shehit.

16′ Radas ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar një krosim të ulët në zonë, por topi nuk arrin të devijohet nga askush dhe shkon jashtë shumë pranë shtyllës.

14′ Jashanica tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

9′ Osmani tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

4′ Xhejms tenton me një goditje të rrezikshme diagonale nga hyrja e zonës, por topi grushtohet nga portieri i Kairatit dhe devijohet në goditje këndi.

2′ Nimaga tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi kontrollohet nga portieri i Kairatit.

1′ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.

SKËNDERBEU – KAIRAT ALMATI  2-0 (1-1)
Lilaj 50′, Plaku 83′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Taku (Dita 90+1′), Lilaj, Osmani (Muzaka 71′), Nimaga, Latifi, Xhejms (Plaku 46′)
Trajner: Ilir Daja

Kairat Almati: Pokatilov, Akhmetov (Iliçeviç 69′), Arzo, Bateu, Sujumbajev, Kuat, Elek, Isael (Anene 78′), Islamkhan, Arshavin, Guhu
Trajner: Kakhaber Tshadadze

Gjyqtar: Jens Mae (Danimarkë)

KV: Lilaj 28′ / Elek 59′, Kuat 90′

KK: Lilaj 75′ / Arzo 85′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"