Skënderbeu ndalet në miqësore, vetëm barazim ndaj maqedonasve të Pobedës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 20:09

Skënderbeu ndalet në miqësore, vetëm barazim ndaj maqedonasve të Pobedës

Skënderbeu zhvilloi një ndeshje miqësore pasditen e sotme, ndaj ekipit maqedonas të Pobedas, në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Takimi, i organizuar për të mbajtur në ritëm lojtarët titullarë, por edhe për t’i dhënë disa minuta në këmbë të rinjve, u mbyll në barazim 2-2.

skenderbeu

Trajneri Shehi hodhi si titullarë shumicën e lojtarëve më të mirë të ekipit, por edhe disa elemente të rinj. Pjesa e parë, u mbyll me nga një gol për çdo skuadër, ku Gripshi në të 45-tën, barazoi golin e Makotës për miqtë në minutën e 11-të. Ndërkohë, në të dytën, ishte Renato Ziko, që shënoi golin e dytë për korçarët, dhe ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

skenderbeu pobeda

Formacioni: Teqja, Vangjeli, Lulaj, Kabba, Abazi, Dita, Ziko, Muzaka, Bregu, Gripshi, Guindo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"