Skënderbeu miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, sot Daja teston ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 11:42

Skënderbeu miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, sot Daja teston ekipin

Skënderbeu do të zbresë sot në fushë për të luajtur një miqësore kundër Egnatias, që militon në Kategorinë e Parë. Ndryshe nga tri klubet pretendente për titull si Kukësi, Partizani dhe Tirana, korçarët nuk kanë udhëtuar drejt Turqisë për të kryer minifazën përgatitore, por zgjodhën kompleksin “Tropikal”. 

Skenderbeu5

Kësisoj, në fushën ku Skënderbeu stërvitet në këto ditë të para të janarit, sot në orën 14:00 do të luhet edhe miqësorja ndaj Egnatias. Ky takim nuk do të jetë i vetmi, pasi klubi ka projektuar edhe të paktën dy ndeshje të tjera deri në rifillimin e kampionatit.

Mësohet se këtë fundjavë mund të luhet ndaj Luftëtarit, ndërsa në javën e ardhshme kundër Besëlidhjes. Megjithatë, e sigurt është që sot korçarët do të kryejnë testin e parë, teksa trajneri Daja do të shikojë gjendjen e ekipit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"