Skënderbeu, Migen Memelli bën plane me skemën… 4-3-3

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2021 | 15:36

Skënderbeu, Migen Memelli bën plane me skemën… 4-3-3

Skënderbeu merr formë dhe fillon të përgatisë ekipin për sezonin e ri, me idetë përfundimtare të Memellit për sa i përket rreshtimit dhe formacionit.Pas pritjes së gjatë, korçarët janë gati për të punuar me të njëjtën udhëzim që trajneri bardhekuq po u injekton dita ditës. Memelli ka filluar që të punojë me dy standardet kryesore, rreshtimin 4-3-3 dhe atë 3-5-2, skema këto që pritet të shfrytëzohen nga Skënderbeu në bazë të kundërshtarëve.

Skenderbeu stervitje

Nëse një vit më parë ishte pikërisht këtu atje ku Skënderbeu çedoi, pasi për shkak të dëmtimeve ishte i detyruar që të përdorte formacione të ndryshme nga ajo që korçcarët kishin punuar gjatë gjithë kohës, tashmë Memelli kërkon t’u bëjë ballë.

Nga një vëzhgim në skemat e përdorura dhe biseda me trajnerin, “Panorama Sport” mëson zgjidhjet e Memellit.

Numri një i pankinës kërkon të jetë i përgatitur ndaj do të shfrytëzojë këto javë për të blinduar skemat. Varianti 4-3-3 duket se do të jetë skema kryesore me të cilën Memelli pritet që të nisë kampionatin.

Një reshtim ofensiv që korçarët do ta përdorin në momente kur do të synojnë vetëm fitoren kryesisht në takimet brenda fushës.

Gjithçka bazohet te treshja sulmuese që do të formohet nga Berisha, Mensah dhe Bismark, si dhe nga fantazia e Marrës në fushë.

Ndërsa skema 3-5-2, e cila dha efektet në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, vijon të jetë e preferuar nga Memellit për shkak të balancave që krijon në fushën e lojës.

Një formacion me reshtim të tillë ka shumë balancim në të dy fazat e lojës edhe për vetë forcën fizike që premtojnë lojtarët e rinj në moshë dhe të fortë fizikisht.

Memelli shpjegon se i gjithë ky rreshtim mbështetet te dy shtylla kryesore, ato të linjave anësore.

Meksi në një anë dhe Zguro në anën tjetër, janë nga të paktët lojtarë që krijojnë rendiment në këtë skemë, ndryshe nga shumë të tjerë.

Treshja e mbrojtjes jep soliditet, ndërsa në sulm Mensah duket i sigurt si titullar.

Por, Bismark me Berishën do të duhet të luftojnë për një vend titullari nëse aplikohet ky variant.

Tashmë që edhe grupi u plotësua, Memelli do të nisë provat duke filluar nga nesër, kur Skënderbeu luan miqësoren e radhës në Korçë ndaj Pogradecit në 18:00.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"