Skënderbeu merr pikë në Europë, një gabim në prapavijë i heq fitoren (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2017 | 22:07

Skënderbeu merr pikë në Europë, një gabim në prapavijë i heq fitoren (VIDEO)

Skënderbeu ka marrë sot pikën e parë në Ligën e Europës, pas një barazimi 1-1 ndaj Jang Bojz ku nëse korçarët do të ishin treguar më të kujdesshëm, do të kishin dalë me pikë të plota.

skenderbeu jang bojz

Ekipi i Dajës dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe gjeti avantazhin mëse të merituar me Soue. Por ashtu siç ndodhi në Kiev, ekipi shqiptar u ndëshkua që me gabimin e parë, duke i dhënë mundësi ekipit kundërshtar që të barazonte shifrat në këtë duel.

Megjithatë, falë kësaj paraqitje, Skënderbeut ka treguar se mund të luajë dhe të ketë pretendim ndaj çdo rivali në një grup i cili duket shumë më i hapur sesa mendohej.

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Mbyllet në barazim ndeshja.

90’+2’ Orges Shehi bën mrekullinë e radhës pas një aksioni të shpejtë në krahun e majtë të skuadrës mike, duke ndalur gjuajtjen e Nsame që e përgëzon gardianin korçar.

90’ Jepen tre minuta shtesë.

88’ Shumë faulle në këto minuta, me ritmin që ka rënë ndjeshëm. Skuadrat po mundohen që të mos gabojnë dhe të humbin pikën e fituar.

83’ Aksion nga e djathta e Mbabu, i cili harkon në zonë dhe gjen Asale në qendër. Këtë radhë sulmuesi kundërshtar nuk arrin të dërgojë topin në katërkëndorin e Shehit.

82’ Mici nis një top interesant nga e majta, por një devijm i mbrojtjes bën që sfera të përfundojë në duart e portierit e jo te Soue që gjendej në qendër.

79’ Soue provon me një gjuajtje të fortë diagonale nga jashtë zonës, pa shënjestrën e duhur për të rrezikuar katërkëndorin e zviceranëve.

77’ Daja kthen në pankinë Muzakën, duke i dhënë disa minuta në fushë Ditës.

75’ Vangjeli arrin të shkëputet në mesfushë dha pas driblimit të dy kundërshtarëve ndalet në fund nga Von Bergen pa arritur të pasojë për Soue në një pozicion mjaft të favorshëm.

72’ Zihet e papërgatitur mbrojtja e Skënderbeut. Një top nga e djathta i Ngamaleu gjen Asale të vetëm në zonë, ku sulmuesi nuk e ka të vështirë të shtyjë topin ën rrjetë, i harruar nga prapavija korçare. 1-1

67’ Ndryshon menjëherë Daja, Nimaga zë vendin e Sahitit në fushën e lojës për të formuar treshen e qendrës me Lilajn e Muzakën, ndërsa Xhejms zhvendoset në krahun e majtë.

65’ GOOOOOOL Soue, 1-0 për Skënderbeun. Pasim i shkëlqyer i Muzakës për sulmuesin i cili realizon me një gjuajtje të shpejtë me të djathtën.

62’ Aksion me shumë pasime i Skënderbeut, në fund Sahiti jep një pasim shumë të fortë për Vangjelin i cili nuk arrin të kontrollojë në zonën kundërshtare, me sferën që përfundon në fundore.

61’ Aliti vjedh një top në mesfushë e mundohet të nisë topin për Soue, Sanogo devijon duke çuar topin në rivënie anësore.

60’ Daja ka zhvendosur Takun në të djathtë dhe Sahitin në të majtë, duke u munduar që të gjejë të papërgatitur zviceranët.

57’ Rasti i parë për Jang Bojz dhe menjëherë drithërima në portën e Shehit, Asale pason nga e majta në qendër për Aebisher i cili gjuan në ecje e sipër, me sferën që përfundon jashtë katërkëndorit në të majtë të Shehit.

53’ Top interesant në zonë i Takut për Soue i cili zgjatet dhe devijon, por jo aq sa të surprizojë portierin kundërshtar

51’ Loja është zhvendosur më shumë në krahun e majtë, ku Sahiti provon disa herë radhazi të gjejë një shok skuadre në zonë, pa sukses.

48’ Goditje nga këndi për Skënderbeun. Muzaka nis një top të ulët që kalon mes këmbëve të mbrojtësve kundërshtarë direkt në duart e portierit, pa u devijuar nga asnjë prej futbollistëve korçarë.

47’ Muzaka nis menjëherë një top të shpejtë para për Soue. Portieri kundërshtar del nga zona e tij dhe largon me këmbë.

46′ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë pa gola.

45’ Dy minuta shtesë në pjesën e parë.

44’ Nuk kanë të ndalur aksionet e skuadrës korçare. Këtë herë është Sahiti që hyn në zonë nga e majta, por gabon duke pasuar mbrapa në vend që të kalonte sferën për Xhejms në shtyllën e dytë. Shpërdorohet një tjetër mundësi e mirë për Skënderbeun.

42’ Vangjeli provon të gjejë rrjetën me një goditje nga distanca, pasi ishte lënë vetëm nga mesfushorët kundërshtarë. Tropi kalon shumë lart mbi traversë.

40’ Kundërsulm shumë i rrezikshëm i Jang Bojz me Sulejmanin, i cili niset i vetëm drejt zonës nga e djathta. Fatmirësisht, gjuajtja e tij nuk gjen kuadratin e portës së Shehit duke përfunduar jashtë në të majtën e portierit.

fasdasadasasd

37’ Tjetër pretendim për penallti i Skënderbeut, Soue rrotullohet në hyrje të zonës ku pengohet nga një mbrojtës për të dalë i vetëm para portierit, përsëri gjyqtari nuk sinjalizon asgjë.

35’ Aksion i gjatë i Skënderbeut në vijimin e një goditje nga këndi. Taku harkon nga e djathta por largon topin një prej mbrojtësve miq, ndërsa korçarët protestojnë duke kërkuar 11-metërsh për prekje topi me dorë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

33’ Ngamaleu shfaqet për herë të parë rrezikshëm në zonën e Skënderbeut, me një gjuajtje nga e djathta që është shumë e lehtë për Shehin, i cili kontrollon me qetësi.

32’ Sahiti fiton një goditje nga këndi. Muzaka harkon në qendër ku portieri shtatlartë i zviceranëve kontrollon me një dalje të sigurt.

30’ Asale është futbollisti i parë që përfundon në listën e të ndëshkuarve, pasi preku topin me dorë në një tentativë për të dalë i vetëm para Shehit.

26’ Goditje e rrezikshme nga këndi për Skënderbeun, harkon në zonë Muzaka dhe Jashanica arrin të gjuajë para mbrojtësve të Jang Bojz. Megjithatë, goditja e tij nuk gjen kuadratin e portës së ekipit mik dhe përfundon jashtë në të djathtë të Van Ballmos.

24’ Sulm i shpejtë në qendër i Skënderbeut, me Xhejms i cili shfaqet para portierit kundërshtar por vetëm një dalje e këtij të fundit i heq topin nga këmbët sulmuesit nigerian.

23’ Pasim perfekt i Micit për Soue, i cili shmang një mbrojtës dhe gjuan në portë, Von Ballmos kontrollon në pozicion.

20’ Kryhet edhe zëvendësimi i detyrueshëm, Taku futet në fushën e lojës.

17’ Gavazaj vazhdon të marrë mjekimin anës fushës, ndërsa Daja sinjalizon Takun të bëhet gati, pasi titullari nuk do ia dalë të kthehet në fushë.

14’ Lojë e ndërprerë për dy minuta pasi Gavazaj po merr ndihmën e parë nga stafi mjekësor pas goditjes që ka marrë në fytyrë.

12’ Mundësi për të shënuar edhe për Skënderbeun. Pas një kudnërzbritje të shpejtë, Gavazaj shfaqet para portierit kundërshtar por nuk arrin ta kalojë dhe përplaset me të, ndërsa aksioni shuhet me një rivënie fundore.

9’ Tre goditje nga këndi radhazi për zviceranët. Te e treta, Xhejms kthen topin në mënyrë të çuditshme drejt portës së vet ku Sanogo shfaqet para Shehit. Vetëm një ndërhyrje e shkëlqyer e portierit shpëton Skënderbeun nga goli i parë.

7’ Goditje nga këndi për Skënderbeun, topi përfundon te Gavazajt në zonë, por para se mesfushori të godasë ka një sinjalizim për pozicion jashtë loje.

4’ Goditje dënimi e rrezikshme për zviceranët, Mici tregohet i vëmendshëm dhe devijon në këndore.

2’ Të dy skuadrat provojnë të bëjnë presing të lartë, duke ushtruar presion edhe te portieri kundërshtar.

1’ Soue shkelmon topin e parë dhe nis ndeshjen.

SKËNDERBEU – JANG BOJS 1-1
65′ Soue / 72′ Asale

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Muzaka (77′ Dita), Lilaj, Xhejms, Gavazaj (20′ Taku), Sahiti (67′ Nimaga), Soue
Trajner: Ilir Daja

Jang Bojs: Von Ballmos, Byrki, Von Bergen, Vytriç, Jos (76′ Mbabu), Abisher, Sanogo, Sulejmani (70′ Nsame), Shik (70′ Fasnaht), Asale, Moumi Ngamaleu
Trajner: Adi Hyter

KV: Nimaga / Asale

Gjyqtar: Kevin Blom (Holandë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"