Skënderbeu merr në qafë një tjetër trajner, eliminimi i kushton shtrenjtë Cvitanoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2017 | 10:48

Skënderbeu merr në qafë një tjetër trajner, eliminimi i kushton shtrenjtë Cvitanoviç

Skënderbeu vazhdon të shkaktojë ”viktima” mes trajnerëve të skuadrave me të cilat është përballur në këtë sezon në Ligën e Europës. Eliminimi përballë korçarëve është cilësuar si një disfatë e rëndë nga klubet e tjera duke sjellë ndryshimet në pankinë.

Cvitanovic Dinamo Zagreb

Pas Kairat Almati, ku trajneri Kakhaber Tshadadze dha dorëheqjen, i vjen radha edhe Dinamos së Zagrebit. Mario Cvitanoviç nuk ka dhënë dorëheqjen pas eliminimit nga korçarët, por në Kroaci të gjithë janë të bindur se sot apo nesër, do të zyrtarizohet edhe shkarkimi i tij nga klubi, ku është përjetuar si një tragjedi ky eliminim.

simunic

Mediat kroate kanë nxjerrë që sot edhe emrin e pasardhësit të Cvitanoviç, duke bërë të ditur se Rrahmani & Co. mund të drejtohen nga ish-kapiteni i Kroacisë, Josip Simuniç. Ky i fundit është zëvendëstrajner te kombëtarja kroate, por mund të pranojë të marrë drejtimin e klubit, në atë që do të ishte eksperienca e tij e parë si trajner në një klub.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"