Korçarët thyejnë një tabu 39 vjeçare në Vlorë, fitojnë dhe marrin kreun, vendos Stojkov

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2015 | 16:56

Korçarët thyejnë një tabu 39 vjeçare në Vlorë, fitojnë dhe marrin kreun, vendos Stojkov

flamurtari-skenderbeu

FLAMURTARI SKËNDERBEU 0-1
GOLI Stojkov 51′
FLAMURTARI: Xhelilaj, Tomiç, Urdinov, Kuqi, Maxhuni, Lena (Metaj 79′), Telushi, Kruja (Nikoliç 82′), Vucaj (Bregu 75′), Shehaj, Buval. (në dispozicion: I.Lika, Gjinaj, Hoxha, Zeqaj). Trajner: Ernestino Ramela
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Arapi, Abazi, Nimaga, Lila, Berisha (Jashanica 90′), Progni, Martins (Sefa 86′), Stojkov (Latifi 54′). (në dispozicion: Llapanji, Lulaj, Alikaj, Kame). Trajner: Mirel Josa
KARTONË TË VERDHË: Telushi 16′, Urdinov 70′, Shehaj 78’/ Nimaga 20′, Shehi 90+1′
VËZHGUES: Sokol Jareci; Delegat: Denis Bastari
GJYQTARET Andi Koçi/ E.Velodhe F.Lamaj

Ndeshja nis e qetë dhe pa raste. Të dyja ekipet përpiqen gjatë minutave të para për të marrë në administrim lojën. Në minutën e 6′ Stojkov provon me një goditje me kokë por Xhelilaj largon topin në goditje kendi.

Flamurtari përgjigjet në minutën e  23′ me Telushin q provon nga distanca por topi përfundon mbi traun e portës. Fundi i pjesës së parë sjell 3 rastë të pasrta për korçarët që nuk shfrytëzohen si duhet.

Fillimisht është Progni në minutën e 41′ që godet por goditja e tij përfundon mbi tra. Në minutën e 42′ është një krosim nga nga Vangjeli dhe Stojkov gjendet i pambuluar në zonë. Maqedonasi gjuan por topi ndalet nga shtylla. Në minutën e 43′ është Berisha që provon por topi kalon mbi traun e portës vlonjate.

Në shifrat 0-0 u mbyllën edhe 45 minutat e para të kësaj sfide. Në fraksionin e dytë korçarët janë edhe më kërkues. Në minutën e 49′ është një goditje nga kendi për korçarët, Xhelilaj bën një dalje të gabuar dhe topi përfundon te Lilaj, ky i fundit gjuan por goditja e tij përfundon jashtë.

Në minutën e 51′ vjen dhe goli që zhbllokon sfidën. Lilaj rrëmbën një top në mesfushë dhe pason për Stojkov, ky i fundit i vetëm përballë portierit nuk gabon dhe kalon korcarët në avantazh. Pas golit të shënuar Stojkov  del i dëmtuar dhe në lojë futet Latifi. Skuadra e Skënderbeut ka frenat e lojës në dorëzim dhe sulmon vazhdimisht Flamurtarin.

Në harkun e 5 minutave korçarët kanë 3 mundësi të mira me Martins dhe me Latifin por të dy këta futbollistë tregohen të pasaktë para portës duk shpërdoruar mundësi ideale që mund të vulosnin takimin. Në fundin e lojës Flamurtari rikuperon disi terren dhe përpiqet të sulmojë Skënderbeun duke u vënë në kërkim të golit të barazimit por përpjekjet e tyre rezultuan të kota.

Në fund gjithçka u mbyll në shifrat 0-1 dhe Skënderbeu mërr një fitore në Vlorë pas 38 vitesh pritje. Kjo fitore ka kënaqësi të dyfishtë për korçarët pasi tashmë e shohin veten në krye në kuotën e 54 pikëve.

Minutat:
06′ Stojkov provon me një goditje me kokë por Xhelilaj largon topin në goditje kendi
15′ Karton i verdhë për Bruno Telushin
20′ Edhe Nimaga ndëshkohet me karton të verdhë
23′ Telushi provon nga distanca por topi përfundon mbi traun e portës
41′ Progni ka një mundësi mjaft të mirë, por goditja e tij përfundon mbi tra
42′ Krosim nga Vangjeli dhe Stojkov gjendet i pambuluar në zonë. Maqedonasi gjuan por topi ndalet nga shtylla
43′ Berisha kprovon por godet mbi tra
49′ Goditje dënimi për korçarët, Xhelilaj bën një dalje të gabuar dhe topi përfundon te Lilaj, ky i fundit gjuan por goditja e tij përfundon jashtë
51′ Gol Skënderbeu, Lilaj pason për Stojkov, ky i fundit i vetëm përballë portierit nuk gabon dhe kalon korcarët në avantazh
54′ Del i dëmtuar Stojkov dhe në lojë futet Latifi
62′ Berisha pason për Martins, ky i fundit i vetëm përballë Xhelilajt gabon duke i dhënë mundësinë portierit vlonjat të largojë topin
68′ Progni hedh një top në zonë por Martins i vetëm përballë Xhelilajt gabon sërish
70′ Latifi merr një dhuratë nga Progni dhe del i vetëm para portës por godet keq dhe topi përfundon jashtë
79′ Telushi provon me një goditje dënimi por Shehi grushton topin

JOsaJosa me këmbë në tokë: Asgjë nuk ka mbaruar, futbolli është i poshtër
Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa shfaqet me këmbë në tokë pas fitores ndaj Flamurtarit. Edhe pse skuadra e tij e sheh veten në vendin e parë, ai vijon të theksojë se gara është ende e gjatë dhe dhe asnjë nuk ka përfunduar.

“Luajtëm më mirë dhe në fund u shpërblyem me këtë fitore. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më përpara. Jam i pakënaqur me sulmuesit pasi kanë shpërdoruar shumë dhe kjo nuk iu falet pasi po e bëjnë nga ndeshja në ndeshje.

Përsa i përket kreut, mendoj se jemi me merit aty, por vështirësia fillon tani pasi gara do të jetë edhe më e vështirë. Duhet të jemi me këmbë në tokë pasi sit a them më një fjalë vulgare, futbolli është i poshtër dhe gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Josa për Supersport.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"