Skënderbeu merr Hysenin, Gvozdenoviç: Jemi super, dua fitoren kundër Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 10:40

Skënderbeu merr Hysenin, Gvozdenoviç: Jemi super, dua fitoren kundër Lushnjës

Skënderbeu po mun dohet të shfrytëzojë në maksimum ditët e mbetura të merkatos. Pasi ka finalizuar me sukses transferimin e Hektor Idrizajt, Randi Dumfur dhe Agnaldo Moraesh, klubi ka arritur së fundmi akordin me një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për mesfushorin Erald Hyseni, i cili vjen nga elita. Pjesën e parë të sezonit ai është aktivizuar në radhët e Egnatias, ndonëse pa pasur ndonjë hapësirë.

SKENDERBEU

Vetëm 9 minuta në kampionat me rrogozhinasit, kanë çuar 23- vjeçarin drejt largimit. Bardhekuqtë kanë përfituar dhe e rrëmbyen beratasin që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Tomorin, Luftëtarin e Besës.

Ai është vënë nën urdhrat e stafit teknik dhe kompleton mesin e fushës. Ai në qendër të këtij reparti, aty ku do të ndeshet me rivalitetin e lojtarëve si Liço, Alii, Randi apo edhe Moaresh.

Gjithsesi, është një afrim që ka rritur numrin e alternativave në këtë repart duke e plotësuar grupin natyrshëm. Në të tilla kushte, mesfusha e Skënderbeut mbetet më e kompletuar për sa i përket ekipit bardhekuq.

GVOZDENOVIÇ Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet dhe duket se është gati për të rinisur garën. Ndeshjen e parë e kanë me Lushnjën, që e presin sot në shtëpi.

gvozdenovic

Këtë takim korçarët e duan të fituar, për të shpallur edhe një herë kandidaturë për ngjitje. I këtij mendimi është trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, i cili në një prononcim për “Panorama Sport”, tregon ambiciet e klubit dhe objektivat sezonalë. Serbi mundohet që t’i motivojë të tijtë, por në të njëjtën kohë pret që të jenë të kujdesshëm.

Nuk kishte si të mos fliste edhe për merkaton, të cilën e quan ende të hapur.

“Kemi mbyllur përgatitjet për Lushnjën dhe jemi gati për këtë takim. Ekipin e kam parë të përqendruar në çdo seancë dhe mbi të gjitha të motivuar për të bërë më të mirën në këtë 90-minutësh, që mbyll fazën e parë. Në të tilla kushte, do të mundohemi të jemi të qetë dhe kërkues, sa i përket objektivit maksimal. I dua këto gjëra, por gjithmonë duke pasur balanca në dy fazat e lojës dhe duke u treguar të kujdesshëm. Klubi ka bërë një punë të mirë me afrimet dhe jam i kënaqur nga ajo që kanë ndërtuar. Gjithsesi, merkatoja mbetet ende e hapur dhe do të shohim se si do të veprojmë deri në fund. Ajo që mua më intereson për momentin është ta nisim mbarë 2023-shin. Nga nesër (sot) dhe në vazhdim, pres pikët e plota. Kjo është ajo që i kam kërkuar ekipit”, përfundoi trajneri.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"