Skënderbeu me skuadër të përgjysmuar, vetëm një ndryshim te Kastrioti. Ja si priten formacionet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 12:24

Skënderbeu me skuadër të përgjysmuar, vetëm një ndryshim te Kastrioti. Ja si priten formacionet

Mes shumë dilemash dhe mungesash Skënderbeu do të luajë sot në shtëpi ndeshjen e javës së katërt të kampionatit përballë Kastriotit. Korçarët janë thuajse të përgjysmuar në organikë, ku tetë futbollistë kanë probleme dëmtimesh apo nuk janë rikuperuar ende nga lëndimet e pasura.

Ahmataj Skenderbeu

Fillimisht mungesat e sigurta, prej të cilave trajneri Ahmataj ka hequr dorë edhe në këtë takim, fillojnë me Shalën, Randin, Dujardin dhe së fundi Taipin, i cili nuk është stërvitur me grupin, por nuk limitohet gjithçka këtu. Probleme ditën e djeshme ka shfaqur edhe Mara i cili nuk është në 100%, pavarësisht se po stërvitet me ekipin. Në dyshim është edhe kapiteni Meksi, i cili nuk u stërvit dje për shkak të problemi të vogël muskulor.

formacionet

Trajneri Ramazan Ndreu nuk preferon të bëjë ndryshime në ekip, për sa kohë lojtarët po i përgjigjen në këtë fillim të kampionatit. Gjithsesi, në ndryshim nga ndeshja me Apoloninë, trajneri Ndreu në ndeshjen e sotme ka një “forcë” më shumë. Ermir Rezi, autori i golit të fitores me Partizanin, mungoi ndaj Apolonisë për shkak të kartonit të kuq që mori në Laç.

Mesfushori me tipare sulmuese e ka shlyer pezullimin e kartonit dhe sot është në dispozicion të trajnerit krutan. Duke u bazuar nga deklarata që tekniku dha para ndeshjes, me shumë mundësi Rezi do të jetë në fushë, në vend të brazilianit Moraes, i cili sakrifikoi ndaj fierakëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"