Skënderbeu me ritëm kampioni, Dita: Nuk jam penduar që nuk shkova te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 20:40

Skënderbeu me ritëm kampioni, Dita: Nuk jam penduar që nuk shkova te Tirana

Mesfushori i Skënderbeut Bruno Dita theksoi se ndihet i lumtur te Skënderbeu dhe se nuk është bërë pishman që nuk kaloi në janar te Tirana.

Bruno Dita

Pas fitores së sotme 2-1 ndaj Kukësit, bardhekuqtë afrohen me zonën e Europës dhe skuadra e Ilir Dajës po tregon se nuk është më skuadra e sezonit të kaluar.

4 fitore radhazi – E kemi nisur mbarë 2020. Jemi me vetëm 1 humbje me Laçin, fati që nuk fituam. Kemi dhe 2 barazime. Kemi humbur 4 pikë në 2 ndeshje.

Lider dhe autori i golit ndaj Kukësit– E ndoqa aksionin, fati im që isha aty dhe shënova.

Pritej të shkonte te Tirana – Nuk kam firmosur asgjë. Nuk jam bërë pishman, që nuk shkova atje.

Dialog me Shehin – Nuk kam folur me të. Kam shumë respekt si futbollist, si trajner”, përfundoi mesfushori i Skënderbeut Bruno Dita.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"