Skënderbeu me plan të qartë për të ardhmen, nis bashkëpunimi me klubin e njohur për talentet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 0:07

Skënderbeu me plan të qartë për të ardhmen, nis bashkëpunimi me klubin e njohur për talentet

Skënderbeu njihet si një nga klubet që i beson më shumë lojtarëve të rinj, nga të cilët shpesh ka njoftuar edhe shuma të konsiderueshme parash.lugina takaj

Mjafton të kujtojmë emra si Liridon Latifi, Bernard Berisha apo edhe Peter Olainka. Plani për talentet në klubin korçar vazhdon, teksa tashmë kanë nisur edhe bashkëpunimin me një klub kosovar.

Presidenti i Kf Lugina, Bekim Ymeri, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, njofton se ka pasur një takim me presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, ku është folur për një bashkëpunim mes dy klubeve.takaj lugina

Gjithashtu është rënë dakord që lojtarët me cilësi të lartë, pra talentet që do të spikatin te Lugina, të shkojnë për provë te Skënderbeu.

Njoftimi:

Kryetari i Klubit futbollistik Lugina Nagip Jakupi dhe përfaqësuesi i klubit Bekim Ymeri zhvilluan një takim me Presidentin e Skënderbeut Ardjan Takaj ku biseduan dhe u dakorduan për një bashkpunim mes Klubit Lugina dhe Skënderbeut që lojtarët me cilësi më të mirë (Talentat) të jenë në prova tek Skënderbeu, një bashkpunim shum i frytshem për rinin e Lugines Preshevës

Mbas takimit zyrtarë drejtuesit e Klubit dhuruan një bluzë Presidentit A.Takaj të K.F.Lugina me numer 10.

K.F.LUGINA KRENARIA E LUGINES PRESHEVËS

lug

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"