Skënderbeu luan ndeshjen e fundit në Europë, UEFA cakton një arbitër nga Uellsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 17:32

Skënderbeu luan ndeshjen e fundit në Europë, UEFA cakton një arbitër nga Uellsi

Teksa futemi në javën e fundit të ndeshjeve në Europë, përsa i përket fazës së grupeve, janë zbardhur edhe emrat e arbitrave për këto takime. Për Skënderbeun, UEFA ka caktuar një arbitër nga Uellsi, që të vendosë drejtësi në sfidën ndaj Jang Bojs.

arbitri

Li Evans është 42-vjeçari, i cili që nga viti 2007 mban stemën e FIFA-s. Uellsiani ka gjykuar rreth 60 ndeshje ndërkombëtare, ndërsa ekipin e Jang Bojs, ai e ka gjykuar po vjet në fazën e grupeve. Ja dhe lista e plotë e gjyqtarëve për këtë takim.

skenderbeu arbitrat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"