Skënderbeu luan miqësoren e parë, dy gola të shpejtë mjaftojnë ndaj Maliqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 20:14

Skënderbeu luan miqësoren e parë, dy gola të shpejtë mjaftojnë ndaj Maliqit

Skënderbeu ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e parë në këtë sezon të ri, pas nisjes së përgatitjeve. Përballë ekipit fqinj të Maliqit, ekipi i trajnerit Orges Shehi, fitoi me shifrat 2-0.

skenderbeu

Dy gola të shpejtë të “ujqërve” mjaftuan për të mbyllur llogaritë. Ishte Dita në minutën e 13-të, dhe dy minuta më pas, Abazi që shënuan emrin tek autorët e golave. Trajneri Shehi provoi disa elemente të rinj në formacionin e Skënderbeut.

Skënderbeu: Teqja, Abazi, Aliti, Kabba, Lulaj, Dita, Demte, Vila, Gripshi, Robinho, Krasniqi.

U aktivizuan: Dajsinani, Tako, Koçibelli, Këndezi, Filip, Allmuça, Osmanllari, Ndoci, Ivani, Berisha, Otto John.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"