“Skënderbeu luan futboll të mirë, por duam tre pikët”, Jonuz: Kampionati me 14 skuadra…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 11:40

“Skënderbeu luan futboll të mirë, por duam tre pikët”, Jonuz: Kampionati me 14 skuadra…

Vllaznia do të ndeshet me Skënderbeun, ditën e nesërme, duke filluar nga ora 14:00. Do të jetë një talim tepër i rëndësishëm për shkodranët dhe Jonuz ka dalë përpara mediave, duke folur për këtë takim. Tekniku vlerëson shumë lojën e korçarëve, por shprehet se ekipi i tij e ka analizuar humbjet e mëparshme dhe nuk do gabohet më.

Mirsad-Jonuz-696x391

 

Ndeshja dhe gjendja e skuadrës? “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për Skënderbeun. Skuadra ime vjen pas fitores 4-0 me Luftëtarin. Kam folur pas ndeshjes, kam pasur kritika për lojtarët e mi. Këto ditë kemi punuar për problemet që kemi pasur në skuadër. Bardulla dhe Adili nuk do luajnë. Pjesa tjetër do të jetë gati”.

Skënderbeu? “Luan një futboll të mirë, ka sulmues të mirë. Çdo herë luajnë me pasime. Kemi luajtur dy herë me Skënderbeun dhe besoj se këtë ndeshje do luajmë mirë dhe do marrim tre pikë. Nëse Vllaznia fiton dhe ngjitet mbi Skënderbeun dhe më pas me vazhdimin e punës tonë do kemi edhe 2 ndeshje të tjera të rëndësishme. Kemi pasur problem me fushën këtë javë, por nesër do jetë çdo gjë mirë”.

Kartonët? “Duhet të luajnë me kujdes  disa lojtarë, pasi kanë problem me kartonët. Pas stërvitje ssë sotme, do shoh lojtarët të gatshëm për të startuar”.

Ndryshimi i orarit? “Nuk e kam ndryshuar unë orarin. Ështe e njëta gjë, ne ndeshjet i kemi humbur nga gabime individuale. Por janë probleme të kaluara për mua. 2, 4, 6 nuk ka rëndësi për në”.

Rival direkt për Skënderbeun? “Nuk e shoh këtë gjë, pasi Skënderbeu dhe Vllaznia janë afër. Laçi dhe Bylis gjithashtu janë thuajse me të njëtat pikë. Ndeshja e fundit me Skënderbeun e kemi luajtur shumë mirë dhe ishin tre pikë të rëndësishme të marra jashtë. Janë ata në të njëjtën situatë si ne, por kampionati mbyllet në 15 maj. Çdo gjë është e mundur sepse kemi një grup të mirë. E di se përse është humbur ndeshja me Tiranën dhe Teutën, e kemi analizuar”.

Kampionat me 14 skuadra? “Është shumë mirë për skuadrat shqiptare, sepse futen dhe skuadra të mira si: Apolonia, Pogradeci, Besëlidhja e shumë të tjera. Vllaznia nuk ka problem për këtë pjesë, pasi qëndrojmë në Superligë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"