Skënderbeu lëviz në merkato, futbollisti i dalë nga akademia e Arsenalit i bashkohet korçarëve. Ja të gjitha afrimet e deritanishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 23:50

Skënderbeu lëviz në merkato, futbollisti i dalë nga akademia e Arsenalit i bashkohet korçarëve. Ja të gjitha afrimet e deritanishme

Skënderbeu vijon të kërkojë elementë të rinj dhe cilësorë për të plotësuar grupin e lojtarëve në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj. Pas largimeve të shumta në fund të sezonit të kaluar tashmë korçarët kanë një detyrë të vështirë për të kompletuar ekipin me elementë cilësorë dhe pa kosto të madhe.

Ahmataj

Kjo, edhe për shkak të financave që nuk janë më në nivelet e dikurshme në Korçë. Për këtë arsye, duket se klubi po sheh gjithnjë e më shumë tek elementët e rinj dhe të talentuar për të mbushur ekipin. Së fundi, dy futbollistë janë bashkuar me Skënderbeun për të qenë nën urdhrat e trajnerit Ahmataj për fazën përgatitore. Bëhet fjalë për Aleks Terziun dhe Alban Bunjakun. Të dy futbollistët do të testohen nga trajneri i Skënderbeut dhe më pas do të vendosë nëse do të jenë pjesë e korçarëve apo jo për sezonin e ri.

takaj skenderbeu

Aleks Terziu – Aleks Terziu vjen nga Greqia dhe ka luajtur në kategoritë inferiore greke. “Panorama Sport” ka mësuar se lojtari ka qenë pjesë e Skënderbeut edhe në testin miqësor të luajtur me Korabin dhe është aktivizuar për rreth 15 minuta. 20-vjeçari luan si sulmues i majtë dhe ka treguar të dhëna të mira duke lënë shenjë menjëherë në sytë e Julian Ahmatajt. Gjithsesi, është herët për të dhënë një konkluzion më të saktë dhe trajneri ka kërkuar kohë në dispozicion për të testuar më tej lojtarin.

Alban Bunjaku – Mesfushori kosovar vjen nga futbolli anglez ku ka luajtur në sezonin e fundit me rezervat e Arsenalit në kampionatin joprofesionist. I dalë nga akademia e Arsenalit, 26-vjeçari që luan si mesfushor ka provuar të luajë në kategoritë e ulëta në Spanjë me Sevilja Atletik dhe më pas me 21- vjeçarët e Derbit para se të provonte aventurën te Dordrekt në Holandë.

Alban Bunjaku (Arsenal) Archange Nkumu (Chelsea). Arsenal U18 1:0 Chelsea U18

Rikthimi në Angli ka qenë vetëm për një sezon dhe tashmë ka një mundësi për të qenë pjesë e Skënderbeut në sezonin e ri. Bunjaku është bashkuar dje me ekipin duke zhvilluar edhe seancën e parë teksa do të jetë në provë për disa ditë me korçarët para se Ahmataj të vendosë nëse vlen për të qenë pjesë e Skënderbeut apo jo.

gettyimages-465789720-612x612

Afrimet – Së bashku me Govorin dhe Çelën shkon në katër numri i lojtarëve që janë afruar te Skënderbeu, por që ende nuk kanë firmosur kontratën pasi janë në provë. Gjithashtu, prej ditësh me korçarët po përgatitet edhe sulmuesi Paulo Ivani, i cili në sezonin e fundit luajti me Devollin.

Ivani

Pritet të shihet se kush nga ata do të kalojë provën dhe do të bindë Ahmatajn e më pas klubi do të vendosë në varësi të zhbllokimit të merkatos për afrimet e reja. Nëse mesfusha dhe sulmi duket se po lëvizin disi, mbrojtja mbetet pika e dobët e Skënderbeut. Korçarët kanë vetëm katër elementë në prapavijë dhe normalisht që trajneri Ahmataj kërkon edhe të paktën tre lojtarë të tjerë për të plotësuar organikën.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"