Skënderbeu lë pasoja për Kairat Almatin, trajneri Tshadadze jep dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 18:43

Skënderbeu lë pasoja për Kairat Almatin, trajneri Tshadadze jep dorëheqjen

Trajneri Kakhaber Tshadadze nuk do të jetë më në drejtimin e Kairat Almatit. Sipas raportimit të “Sports.kz”, ai i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve të klubit kazak pas eliminimit nga Liga e Europës në turin e dytë kualifikues ku u mposht me rezultatin e përgjithshëm 3-1 përballë Skënderbeut.

tshadadze

Eliminimi i papritur përballë korçarëve e nxorri klubin milioner të Kazakistanit jashtë objektivave të këtij sezoni në Europë, ndaj drejtuesit e kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit gjeorgjian. Në ditët në vijim pritet që Kairati të emërojë trajnerin e ri i cili do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën për të plotësuar objektivat sezonale në kompeticionet vendase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"