“Skënderbeu kishte një dorë të ngrohtë dhe ndihmohej në sezonin 2010-2011”, ish-trajneri Lutaj: Po mos gabonte Jemini, do të gabonte dikush tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:52

“Skënderbeu kishte një dorë të ngrohtë dhe ndihmohej në sezonin 2010-2011”, ish-trajneri Lutaj: Po mos gabonte Jemini, do të gabonte dikush tjetër

Ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, ka dhënë një koment, në lidhje me përballjen Skënderbeu-Flamurtari të sezonit 2010-2011, një debat ky që është rindezur pas afro një dekade.

lutaj

Në atë sezon skuadrat luftuan deri në fund për titullin dhe ishin korçarët ata që u shpallen kampionë.  Mjaftoi një “mea culpa” e ish-arbitrit Lorenc Jemini për një penallti të gabuar të dhënë në favor të Skënderbeut atë sezon, që të nisnin polemikat nga protagonistët e kohës tashmë që kanë kaluar nëntë vite.  Sipas ish-trajnerit Lutajt, Skënderbeu kishte një dorë të ngrohtë.

“Skënderbeu kuptohej që kishte një dorë të ngrohtë dhe ndihmohej. Unë e pash hapur atë vit. Edhe po mos gabonte Jemini, do të gabonte dikush tjetër. Edhe pse Skënderbeu kishte një ekip shumë të mirë, duhet ta pranojmë që kishte mbështetje”, tha veç të tjerash Lutaj për “Zona Gol”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"