“Skënderbeu ka qenë shtëpia ime, mendoj rikthimin në Shqipëri”, Plaku: Trajneri Daja ma mori për keq respektin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 20:30


“Skënderbeu ka qenë shtëpia ime, mendoj rikthimin në Shqipëri”, Plaku: Trajneri Daja ma mori për keq respektin

Sebino Plaku i cili luan te Gjilani tashmë, është rikthyer të flasë për të kaluarën e tij, ku nuk harron problemet që ka pasur me trajnerin e Skënderbeut, Ilir Dajën.sebino plaku

Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, Plaku është shprehur se ka menduar për tu rikthyer në Shqipëri, duke thënë se Skënderbeu ka qenë shtëpia ime.

Vitin e kaluar duhet të zgjidhja një ekip për karrierën time dhe mendova të kaloj në Kosovë. Në fillim nuk e mendoja të kaloja në Kosovë, pasi më dukej larg. Problemi i vetëm në Kosovë është infrastruktura, por është një projekt për të ardhmen. Rikthimi në Shqipëri? E kam menduar të rikthehem, e mendova që në janar. Ambiciet e mia ishte të tregoja vetën time pasi 6 muajt e parat nuk bëra aq mirë, dhe kalova te Gjilani.

Vendi ku jam ndjerë më mirë ka qenë Dinamo dhe e kujtoj me nostalgji. Pas Dinamos kam pasur kujtime me Skënderbeu që ka qenë shtëpia ime. Vendi ku jam shprehur më mirë pa harruar edhe Fierinplaku

Problemet me Dajën? Më kalon gjithmonë në kokë. Nuk doja të kisha probleme me të dhe mund të them se e kam respektuar më tepër se të gjithë trajnerët e tjerë në karrierën time.  Megjithatë mendoj se respektimin tim Daja nuk e mori për mirë. Më vjen vërtetë shumë keq që shkoi ashtu.”, u shpreh Plaku.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com