Skënderbeu ka parakontratë me “xhevairin” tjetër të Luftëtarit, shumë shpejt kalimi në Evropë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 14:15

Skënderbeu ka parakontratë me “xhevairin” tjetër të Luftëtarit, shumë shpejt kalimi në Evropë

Dejvi Bregu është talenti tjetër i Luftëtarit që u “prenotua” nga Skënderbeu në janar të këtij viti. Marrëveshja mes dy klubeve përfshinte edhe mesfushorin vlonjat, por gjithsesi “Panorama Sport” mëson se në FSHF është depozituar vetëm një parakontratë që Bregu ka nënshkruar me Skënderbeun.
Bregu
Gjithsesi, duke parë situatën e klubit korçar, ku nuk ka një garanci nëse do të luajë në Kupat e Europës pas përfundimit të këtij sezoni, nuk është çudi që vlonjati të jetë shitja e radhës drejt një klubi europian. Ofertat për mesfushorin nuk kanë munguar, madje për të kanë insistuar klube austriake dhe zvicerane. Luftëtari i ka refuzuar të gjitha ofertat zyrtare që kanë mbërritur për Bregun në këto dy vite.

Një prej tyre ka qenë ajo e klubit austriak, Matersburg, që ofroi 100 mijë euro për blerjen e kartonit. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, në një kohë që në rast se Luftëtari kualifikohet në Europë, nuk është çudi që Bregu të vijojë me bluzinjtë, të paktën për ndeshjet e turit të parë eliminator

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"