Skënderbeu humbet kapitenin për Laçin, Daja: Gati të kthehemi te fitorja, duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2020 | 13:38

Skënderbeu humbet kapitenin për Laçin, Daja: Gati të kthehemi te fitorja, duhet…

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja deklaroi para takimit të nesërm kundër Laçit në kuadër të javës së 29-ë se ekipi duhet të vazhdojë të ruajë ekuilibrin në lojë, pavarësisht mungesës së kapitenit Bajram Jashanica.
ilir daja1
Në konferencën në prag të sfidës me kurbinasit, tekniku i skuadrës bardhekuqe foli dhe për çështjen e nxehtë të dënimit të Skënderbeut për të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane. Daja shtoi se vendimi në favor të korçarëve nga Gjykata Federale e Zvicrës do të mundësojë kthimin e “Skënderbeut të madh”.

“Ecuria e rezultateve pozitive pas pandemisë – Ajo që na bën të jemi mirë moralisht është që vazhdojmë ecurinë pozitive edhe pas koronavirusit. Gjendja e ekipit, përveç Jashanicës që ka një kontraktim dhe nuk do të jetë pjesëmarrës në këtë takim, është e mirë dhe nuk kemi probleme në gjendjen fizike.

Mesazhi i Takajt në rrjetet sociale paralajmëron lajm të mirë – Nuk është se e kam parë, sepse jemi në përgatitje me intensitet të lartë. Laçi është ekip i vështirë. Shikoni golat e pësuar dhe të shënuar. Duhet të djersisim në fushë. Laçi ka një ekuilibër shumë të mirë në të dyja fazat dhe është i rrezikshëm në daljet në kundërsulm.

Ai është mesazhi madhor që presim. Vendimi i Gjykatës Federale në Zvicër do të kthejë Skënderbeubn e madh. Por, të jemi të përqëndruar te ndeshja, sepse me këtë çështje ka një zyrë ligjore që po merret. Kemi mungesë të Jashanicës, do të bëjmë disa lëvizje brenda skuadrës, sepse është lojtari më me eksperiencë. Shpresoj të mos prishim ekuilibrat”, deklaroi trajneri i Skënderbeut Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"