Skënderbeu hedh themelet për Akademinë e Futbollit, kërkon edhe… trajnerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 12:41

Skënderbeu hedh themelet për Akademinë e Futbollit, kërkon edhe… trajnerë

Skënderbeu ka hedhur ditën e sotme themel për ndërtimin e Akademisë së Futbollit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi korçar ka shpallur vendet vakante për trajnerë, doktor, fizioterapist, psikologj dhe mësues të edukimit fizik. Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në adresën e vënë në dispozicion nga klubi dhe më pas do të vijë edhe përzgjedhja.

Skenderbeu

Të gjithë aplikantët e përzgjedhur nga bordi drejtues do të merren në intervistë në një moment të dytë. Te Skënderbeu janë optimistë dhe bëjnë me dije se projekti do të jetë gjigand, gjithsesi ngelet për tu parë.

Skenderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"