Skënderbeu goditi në shenjë me Soue, i jep duart malazezit Vujoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2017 | 16:01

Skënderbeu goditi në shenjë me Soue, i jep duart malazezit Vujoviç

Goran Vujoviç nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut në sezonin e ardhshëm futbollistik. Sulmuesi malazez që iu bashkua skuadrës korçare në Slloveni gjatë fazës përgatitore dhe firmosi kontratën për sezonin e ardhshëm e ka prishur atë me marrëveshje.

vujovic

Duket se afrimi i Soue nuk i garantonte malazezit një vend titullari dhe për këtë arsye ai ka vendosur që të largohet nga skuadra, duke gjetur edhe një akord me klubin.

soue

Korçarëve u ka mjaftuar paraqitja e parë e Soue me Dinamon e Zagrebit për të kuptuar se kanë goditur në shenjë sa i përket sulmit pasi futbollisti i huazuar nga Kievo bënte repart edhe i vetëm, duke krijuar hapësirat e duhura për shokët e skuadrës. Ndaj edhe ideja për të mbajtur Vujoviç qoftë si alternativë stoli nuk ka tërhequr drejtuesit, të cilët do t’u besojnë këtë rol elementëve të rinj si Karimi dhe Belaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"